INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Baby G i tha më kthe xhinset dhe publikoi mesazhet kompromentuese, reagon ashpër Rina: Unë nuk bie...[FOTO]

Baby G i tha më kthe xhinset dhe publikoi mesazhet kompromentuese, reagon ashpër Rina: Unë nuk bie...[FOTO]

Publikuar më: 20:41 09-12-2018

Baby G dhe Rina Balaj i kanë prishur marrëdhëniet mes tyre tashmë prej disa kohësh. Rina mbrëmë në emisionin e Luanës, gjatë një loje qëlloi foton e Baby G, duke e zgjedhur për pyetjen se cili prej artistëve duhet të heqë dorë nga muzika.

Baby G ka reaguar sot me një postim në Instagram ku shfaq momentin kur Rina qëllon foton e saj dhe ka publikuar mesazhet me të dhe një video ku ajo e përqafon.

"Mund të jetë dikush edhe armik edhe fans? me vjen keq pse e ke ul aq posht Onrecords asgje me shume! Nga ana ime ka vetem fakte dhe me sill xhinset e mia", shkruan Baby G.

Pas kësaj ka reaguar menjëherë edhe Rina, e cila përmes një video live në Instagram ka treguar se asgjë nga ato që ka thënë Baby G nuk është e vertetë.

“E kam përqafuar vetëm se më kanë kërkuar fansat e Baby G kur ajo ishte në live video në Instagram. Dhe ka qënë periudha kur do të futesha në On Records. Do t’i kërkoja mos t’i bëjë unsend mesazhet që ka dërguar sepse pashë që ka nxjerr screenshoot mesazhet, por unë nuk bie aq poshtë të merrem me dikë, sidomos me femrat” – u shpreh Rina.

rina1.jpg

 

Ndërkohë për xhinset që ajo i kërkoi Rina shpjegoi se ato thjesht kanë shkëmbyer veshjet e tyre pasi Baby G pëlqente një palë xhinse të saj.

“Nuk kam kohë të urrej ato që më urrejnë, jam shumë e zënë duke dashur ato që më duan” – shkruan më tej në Instastory reperja Rina Balaj.

riona2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034558773040771