Baby G është një nga këngëtaret më “IN” të momentit dhe shumë e pëlqyer nga publiku. Ajo ishte në qendër të vëmendjes para disa muajsh, pas sherrit me djemtë e On Records, Mozzik dhe Getinjo dhe prej disa ditësh ka paralajmëruar se do rikthehet fuqishëm në skenën muzikore me një këngë të re. Mbrëmë, këngëtarja në Instagram ka postuar pak sekuenca nga videoklipi i saj i ri që do të mbajë titullin ‘Mos u nal’.
Por përpos këngës së re, Baby G ka ndryshuar drastikisht pamjen, siç rrallë e kemi parë ndonjëherë, pasi flokët e saj kanë marrë ngjyrën e verdhë. Duket bukur?