E identifikuar me një stil krejt unik, këngëtarja nga Kukësi, Gordana Kingji, e njohur me emrin e artit si "Baby G" tashmë e ka fituar vëmendjen e kronikave rozë në media.
Baby G së fundmi ka qenë jashtë shtetit nga ku ka realizuar dhe videoklipin e saj të fundit me titull “Mos u Nal”, një realizim goxha i suksesshëm ka marrë më shumë se 1.5 milionë klikime.
Duke publikuar disa imazhe në profilin e saj në Instagram, Baby bën me dije se është kthyer përsëri në Kosovë dhe këtë herë ka vendosur të ndalet në Brezovicë.
Edhe pse e kemi parë që të performojë me një look të larmishëm, Baby G edhe këtë herë paraqitet me një model flokësh shumë ekstavagandë.