E ftuar në emisionin “Why Not” ishte reperja e njohur Baby G, e cila ka rrëfyer një ndër aventurat e saj më të çmendura në Paris.
Reperja tregoi se atje ndodhej me një mikeshë, me të cilën kishin konsumuar shumë alkool dhe ishin paksa të papërgjegjshme për veprimet e tyre.
Në këtë gjendje, ajo u takua edhe me personazhin e njohur Paris Hilton, me të cilën nuk ka harruar të bëjë edhe foto.
“Një herë kam qenë në Paris me një shoqen time. Po hanim dhe po pinim birra, po bënim qejf dhe po qeshnim. Kishim ardhur aq shumë në qejf saqë të gjitha telefonat që kanë qenë në tavolinë i kemi marrë dhe i kemi gjuajtur. Më pas kemi hyrë në ujë duke qeshur dhe po kërkonim telefonat. Kur kemi dalë jashtë kemi parë Paris Hilton me disa shokë dhe njerëz dhe po i tregonim çfarë ndodhi, më pas bëmë dhe foto. Ditën tjetër kam kuptuar që telefoni nuk është, që Paris Hillton nuk është, pyesja veten ku jam, çfarë ka ndodhur. Është një histori për të qeshur dhe e bukur”- ka rrëfyer Baby G