Tashmë në pritje të ëmbël duket se edhe pak kohë ka ngelur që Khloe Kardashian së bashku me partnerin e saj basketbollistin e NBA, Tristan Thopmson të mbajnë në krahë engëllin e tyre.
Të shtunën mbrëma në Los Angeles në hotel Bel-Air ,motrat Kim, Kourtney, Kendall dhe Kylie së bashku me mamanë e tyre Kris kanë organizuar një festë baby-shower për pritjen e ëmbël të Khloes.
Tollumbace të shumta në ngjyrën pink, trëndafila të shumtë rozë dhe një dekor ku mbizotëron ngjyra ‘pink’ tipike për stilin e vajzave Kardashian, duke na zbuluar kështu faktin se Khloe po pret të marrë në krah fëmijën e saj të parë që do të jetë një vajzë duke shtuar kështu sagën e femrave Kardashian.
Le të shpresojmë që edhe vogëlushja që do të vijë në jetë së shpejti të jetë e suksesshme si mami Khloe dhe tezet e saj Kim dhe Kendall./intv.al/