Të gjithë fëmijët e viteve ’90 do ta pëlqejnë këtë.
Edhe pse nuk do të dëgjojnë një këngë të re nga “Backstreet Boys” , ata na sjellin një lajm jo shumë të zakontë për një grup muzikor. BSB kanë vendosur një rekord të ri në “Guiness World Record”. Djemtë kanë thyer rekordin e “Sa më shumë nacionalitet brenda një jacuzzi”. Një ndër grupet më të pëlqyera të viteve ’90, kanë bërë bashkë një grup fansash nga e gjithë bota për të marrë pjesë në këtë iniciativë të tyren. Rreth 30 përfaqësues nga 30 nacionalitet të ndryshme, nga Zvicra në Itali janë bërë pjesë e kësaj thirrjeje sa interesante aq edhe jo të zakontë, por shumë argëtuese.
Të gjithë bashkë janë futur në “jacuzzi” dhe kanë qëndruar në ujë për rreth 5 minuta. Kjo ka qenë një arritje për të cilën AJ. McLean është shprehur: ““Ka qenë e mrekullueshme që morëm pjesë në “Guinness World Records” dhe fakti që ishim bashkë me fansat tanë ka qenë një shtysë më e madhe. Gjithashtu ky rekord i ri ishte i një lloji tjetër, çka e ka bërë edhe më argëtuese këtë sfidë”. Po ju si do ta cilësonit këtë iniciativë të BSB?