IN SPORT
Bajerni i rrëmben një tjetër yll Dortmundit

Bajerni i rrëmben një tjetër yll Dortmundit

Publikuar më: 09:59 26-04-2016

Një tjetër futbollist i Borusias së Dortmundit pritet të kalojë te rivalët e Bajernit të Mynihut.

Bëhet fjalë për Humelsin, i cili me gjasë do të veshë fanellën e bavarezëve pas Gëces dhe Levandovskit.

Gazeta gjermane “Bild” shkruan se Bajerni është gati të paguajë 30 milionë euro për kartonin e lojtarit.

Futbollisti do të firmosë një kontratë 4-vjeçare, me një pagë 10 milionë euro në sezon.

Humels mund të jetë një element i rëndësishëm për trajnerin Karlo Ançeloti, i cili do të marrë timonin e gjermanëve sezonin e ri.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0035579204559326