INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bajerni vjen me këtë vendim zyrtar, shkarkohet ...

Bajerni vjen me këtë vendim zyrtar, shkarkohet ...

Publikuar më: 12:23 28-04-2017

Presidenti i Bajernit të Mynihut, Karl-Heinz Rummenigge ka zyrtarizuar se Carlo Ancelotti nuk do të shkarkohet nga detyra por do të vazhdojë punën me klubin gjerman.

Në një intervistë për “Sport Bild”, numri një i klubit bavarez hodhi poshtë të gjitha zërat që kanë përfolur një shkarkim të mundshëm të teknikut italian, shkruan “Goal.com”, transmeton SYRI.net.

"Carlo është një trajner shumë i mirë dhe me përvojë. Afati i kontratës është i njohur, deri në vitin 2019, dhe kjo nuk është diskutuar asnjëherë”, u shpreh Rummenigge .

Kujtojmë që Bajerni i Mynihut së fundmi pësoi dy disfata të mëdha fillimisht në Champions League dhe më pas në Kupën e Gjermanisë. / SYRI.net /

Article Logic
Execution time: 0.0034019947052002