INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Balaj: Po pres momentin tim, ndaj Rumanisë marrim pikët e para

Balaj: Po pres momentin tim, ndaj Rumanisë marrim pikët e para

Publikuar më: 18:04 17-06-2016

Sigurisht që goli i tij i mrekullueshëm ndaj Portugalisë, i hapi rrugën kualifikimit të Shqipërisë për herë të parë në një Europian, mirëpo akoma nuk ka debutuar në Euro 2016. Edhe pse nuk është aktivizuar asnjë minutë, Balaj nuk shqetësohet duke thënë se është trajneri ai që vendos dhe shprehet se po pret momentin e tij ndaj Rumanisë. 

 “Të them të drejtën që në momentin që kemi ardhur këtu kam qenë në dispozicion të skuadrës për të dhënë maksimumin tim, gjithsesi është trajneri ai që vendos. Në ndeshjen ndaj Francës mund të isha aktivizuar në minutat e fundit por dëmtimi i Ajetit prishi planet e trajnerit. Megjithatë unë po përgatiem makismalisht dhe shpresoj që ndaj Rumanisë të vijë momenti tim”.

Balaj është i bindur se ndaj Rumanisë të Dielën në Lyon do të ketë minutat e tij dhe nuk mendon kurrsesi se do ta mbyllë Europianin francez pa debutuar.

“As që mund ta mendoj se mund ta mbyll Europianin pa luajtur fare. Kemi edhe një ndeshje tjetër për të luajtur dhe shpresoj të bëj debutimin tim.”

Balaj nuk e ka humbur besimin, dhe beson te një kualifikim i Shqipërisë.

“Kemi marrë dy humbje normalisht të pamerituara por gjithsesi janë dy humbje dhe kemi 0 pikë. Ndeshja me Rumaninë është shansi ynë i fundit, do të japim maksimumin për ta fituar këtë sfidë, dhe më pas do të shpresojë të rezultatet e skuadrave të tjera për të tentuar kualifikimin. Mendoj se në këtë ndeshje duhet të japim akoma edhe më shumë se në dy ndeshjet e para për të marrë fitoren e parë në Euro 2016-të”.

Pavarësisht humbjeve, Shqipëria ka bërë dy paraqitje shumë të mira në 2 ndeshjet e para dhe që tani mund të thuhet me plot gojën se kuqezinjtë e Gianni De Biasit e kanë fituar europianin e tyre. Megjithatë Balaj mendon se Shqipëria nuk do të largohet pa asnjë pikë nga Franca.

“Si eksperiencë e parë kemi bërë paraqitje pozitive, dhe mendoj se të gjithë e pranojnë që Shqipëria e ka fituar Europianin e saj duke qenë këtu në Francë. Në dy ndeshjet e para edhe pse kemi luajtur mirë nuk kemi marrë rezultat por duhet t’i gëzohemi paraqitjeve tona dhe të tentojmë të bëjmë maksimumin në ndeshjen e fundit të grupit për të marrë edhe pikat e para në këtë kampionat Europian”.

Article Logic
Execution time: 0.0028059482574463