INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Balaj shpreson të jetë ‘bekim’ edhe për ‘Botërorin 2018’

Balaj shpreson të jetë ‘bekim’ edhe për ‘Botërorin 2018’

Publikuar më: 13:54 06-09-2016

Çuni I shtëpisë, Bekim Balaj, ashtu si 2 vjet më parë në tokën luzitane, I jep sërish shpresat kuqezinjve për të besuar më tej. Një harkim nga e majta e vlonjatit Memushaj, gjen në zonë shtatëlartin Balaj I cili dërgon topin në rrjetë.

“Emocion shumë i madh për mua dhe i filluam mbarë eliminatoret. Në këtë stadium i kam hedhur hapat e parë si futbollist dhe arrij ta gëzoj kombin me një gol këtu”, deklaroi ai.

Në pyetjen se me çfarë e shënoi golin, ai u shpreh: “E rëndësishme që topi përfundoi në rrjet, e parëndësishme si u shënua”.

Balaj e shënoi edhe golin e parë në kualifikimet për ‘Euro 2016’ që më pas Shqipëria shkoi në fazat finale.

“Shpresoj që të mos jetë rastësi dhe të kualifikohemi në ‘Rusia 2018’”, u shpreh ai për këtë krahasim.

Shqipëria e nis me këmbë të mbarë. Në shiun që përmbyti Shkodrën mbrëmjën e së hënës, “përmbytet” edhe Maqedonia. Mjaftuan 15 minutata e mbetura nga ndeshja e ndërprerë, për të gjetur golin e fitores. Kronometri I arbitrit turk merr dhe 5 miuta nga gjyqtari I 4-rt, 5 minuta që për çdo shqiptar ishin tepër emocionuese. Asgjë për tu veçuar, në bilbilin e fundit janë të besuarit e De Biasit që triumfojnë në ndeshjen hapse të eleminatoreve të kampionatit botëror Rusi 2018. Të martën e zezë, këtë rradhë për Maqedoninë e firmosi Bekim Balaj me golin e tij në limitet e 15 minutëshit të mbetur. Fitorja e parë e kuqezinjtë, të cilët renditen në krye të grupit G bashkë më Spanjën dhe Italinë.

Article Logic
Execution time: 0.0022330284118652