“Balena Blu” lojë shumë e rrezikshme për pak ka goditur një adoleshente e cila kishte shkuar në nivelin 30 të lojës. Ky rast është shënuar në Korçë, po policia ka ndërhyrë në kohë për të parandaluar vetëvrasjen e një 15-vjeçareje.
Sipas policisë e mitura në Facebook ndiqte udhëzimet dhe ishte bërë pjesë e lojës e pas pak kohësh ishte gjurmuar aktiviteti i saj në rrjetin social nga sektori i krimeve kompjuterike dhe pasi e zbuluan ata dërguan informacionet në policinë e Korçës. Informacionet flisnin për disa udhëzime që mund të kishte marrë e mitura në Facebook nga një adresë e paidentifikuar me përdorues “Balena Blu”. Duke luajtur dhe duke arritur në nivelin e tridhjetë të kësaj loje, dyshohej se e mitura mund të kalonte deri në vetëvrasje. Fatmirësisht uniformat blu të Korçës ndërhynë në kohë duke e parandaluar shkaktimin e vetëvrasjes.
Aktualisht vajza është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nën kujdesin e kontrollin e prindërve dhe një psikologe.