Mesa duket balerina e njohur Anbeta Toromani do të rikthehet sërish në televizion. Anbetën e kemi parë duke performuar në emisionin e famshëm italian “Amici”, ku me profesionalizmin e saj, i ka mahnitur të gjithë.
Anbetën së shpejti do ta shohim si juri të spektaklit “Vituozët” në TV Klan, nën drejtimin e sopranos Inva Mula. Spektakli pritet të nisë ditën e diel.
Ky lajm është bërë i ditur nga Blitz.al, gjithashtu të njëjta burime për Blitz.al, tregojnë se edhe kompozitori i njohur David Tukiçi do të jetë pjesë e jurisë krah Anbeta Toromanit.
Sigurisht që pjesëmarrja e të tillë emrave në këtë produksion ia rrit kuriozitetin dhe vlerën, çka na bën të presim me padurim të dielën mbrëma për të parë një program shumë ndryshe nga ç’jemi mësuar deri më tani, sepse kryefjalë do të jetë kultura dhe profesionalizmi.