Këngë shqip, lumturi e harmoni!
Ilir Shaqiri është një nga balerinët më të njohur e me të suksesshëm shqiptarë, fama e të cilit i ka kaluar kufijtë. Prej disa edicionesh është anëtar i jurisë së “Dancing with the stars Albania” ku ka dhënë gjykimet e tij profesionale, por ditën e djeshme ai ka festuar ditëlindjen e 45-të. Sigurisht që nuk mund të mungonin surprizat nga famijarët miqtë dhe kolegët e tij të cilët i kanë dhuruar urime të përzemërta. Por festimet i ka lënë për ditën e sotme.
Të mbledhur të gjithë bashkë për të festuar, krah tij shihen edhe anëtarët e tjerë të jurisë së këtij edicioni të “Dancing with the stars Albania” dhe një pjesë e organizatorëve. Humori nuk ka munguar gjatë festimeve, pasi prania e Jul Dedës ka krijuar vetëm të qeshura dhe të pranishmit i kanë kënduar këngën e ditëlindjes “shqip”.