INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bali, kjo parajsë në tokë [FOTO]

Bali, kjo parajsë në tokë [FOTO]

Publikuar më: 12:21 09-06-2018

Kur duhet të zgjedhim një destinacion të bukur për pushimet verore, zakonisht kemi pak kritere.

Duam një vend të ngrohtë, me diell. Çdo gjë që ka të bëjë më plazhin. Doni të relaksoheni pas një viti të vështirë pune dhe pjesa më e madhe e njerëzve zgjedhin një ishull që ka hotel me 5 yje. Këtu nuk ka asgjë të keqe, por në jetë ka gjëra që vlejnë më shumë se një hotel me 5 yje. Ju sugjerojmë që të dilni nga korniza dhe të përjetoni gjëra të reja në udhëtimet tuaja.

Mund të filloni me Balin.

Bali është një vend i mrekullueshëm që ka shumë për të ofruar. Do ta vëreni këtë që në momentin që do të shihni nga avioni. Këtu do të mund të merrni hotelin e dëshiruar me 5 yje, por ndërkohë edhe do të përjetoni kulturën atje. Do të keni një bëfasim të këndshëm kur të eksploroni Balin.

images.jpg

3e030fef8b785fbb4a8a9ede7e7ee31d--wonderful-places-beautiful-places.jpg

Temple-620208.jpg

beautiful-bali-rise-terrace.jpg

Balinezët janë njerëzit më miqësorë që do t'i takoni ndonjëherë. Ata gjithashtu do t’ju ofrojnë ndihmën e tyre në çdo moment.

bali-rice-field.jpg

39514972-beautiful-bali-wallpapers.jpg

Natyra e Balit është e mahnitshme. Ju duhet seriozisht të përpiqeni të largoheni nga plazhet turistike dhe të eksploroni ato të tjerat. Janë më të bukur, të qetë dhe jo të zënë nga turistë e zhurmshëm. Këtu do të keni mundësi të relaksoheni me të vërtetë dhe të gëzoni vetëm jetën. Por nuk është vetëm plazhi sepse Bali ka plantacione të bukura të orizit që ia vlen t’i vizitoni vizitë. Fotot që do të bëni atje të jeni të sigurtë që do të marrin shumë pëlqime në instagarm. I gjithë ishulli është plot me pamjae të bukura. Ka plantacione spektakolare, plazhe, tempuj, male, ujëvara dhe madje edhe një vullkan të gjallë.

1.Bali_generic_beach_Rolling_Banners_558x290px.jpg

Duke folur për vullkanet, Bali është një nga shumë pak vendet ku mund të darkoni me pamje nga vullkani i gjallë. Bali është i famshëm edhe për restorantet e tij. Këtu do të mund të provoni të gjitha llojet e kuzhinës, por ju sugjerojmë të provoni kuzhinën autentike balinese. Ia vlen. Në Bali gjithashtu do të keni mundësinë për t’u zhytur dhe të notoni nëpër rrënojat e anijeve të vjetra, të mbani një majmun, të provoni një filxhan kafe të veçantë në Bali etj..

3e030fef8b785fbb4a8a9ede7e7ee31d--wonderful-places-beautiful-places.jpg

111.jpg

Tempujt Bali nuk duhet t’i humbisni. Edhe nëse nuk jeni një person fetar, edhe nëse nuk e konsideroni veten si shpirtëror. Këto tempuj janë tepër të bukur dhe nuk janë si të tjerët nëpër botë.

Tempulli i Tanah Lotit, është tempulli më mbresëlënës dhe më i bukur. Është ndërtuar mbi një gur me pamje nga oqeani dhe është i bukur në çdo kohë të ditës, por sidomos gjatë orës së artë.

Tempulli i Ulun është gjithashtu i vlefshëm për t'u parë, duket sikur po lundon në ujë.

Nëse keni dashur të provoni surfin, Bali është vendi ideal për ta bërë këtë. Nëse jeni të afeksionuar pas frutave të detit, sërish Bali është vendi i duhur. Ka shumë kafe, bare përgjatë plazhit.

Gjithkush do të jetë në gjendje të gjejë diçka që i pëlqen. Bali ka shumë për t’ju ofruar. Mund të frekuentoni clubet më të mira në të cilat mund të kërceni me shoqërinë deri në lindjen e diellit.

Bali është vërtet Parajsa në tokë.

Article Logic
Execution time: 0.0020589828491211