INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bali, të gjithë sytë nga qielli, vullkani Agung gati për shpërthim

Bali, të gjithë sytë nga qielli, vullkani Agung gati për shpërthim

Publikuar më: 13:32 27-11-2017

Me mijëra turistë dhe qytetarë janë bllokuar në ishullin Bali, të gjithë me sytë nga qielli ndërsa shtohet frika se vullkani Agung mund të shpërthejë nga momenti në moment. Krateri i vullkanit është duke u mbushur me llavë dhe eksizton frika se do shkatërrojë gjithcka. Frika është rritur ndjeshëm dhe zona e evakuimit është zgjeruar në një rreze prej 10 km.

Autoritetet indoneziane aktivizuan nivelin më të lartë të alarmit mëngjesin e së hënës, për shkak të mundësisë së një katastrofe të pashmangshme. Aeroporti i ishullit u mbyll, duke lënë mijëra vetë të bllokuar në destinacionin turistik. Tym i zi, hi dhe zjarr janë parë të dalin nga maja e malit 3400 metra të lartë.

Autoritetet kanë paralajmëruar banorët të qëndrojnë larg mbetjeve vullkanike, të cilat janë parë poshtë malit. Sipas tyre, shpërthimet e herëpashershme dëgjoheshin deri ne 12 km larg malit. Më shumë se 100 mijë njerëz janë deturuar të evakuohen nga banesat e tyre.

Ekspertët vlerësojnë se vullkani duket se po hyn tani në fazën tjetër, atë të shpërthimit magmatike ku llava është e dukshme nga krateri.
Frika është e madhe pasi në vitin 1963 vullkani Agung shkaktoi rreth 1600 të vdekur.

Article Logic
Execution time: 0.0035469532012939