INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Balla akuza ndaj PD-së: Nuk e duan reformën në drejtësi. Kërkuan pazare për...

Balla akuza ndaj PD-së: Nuk e duan reformën në drejtësi. Kërkuan pazare për...

Publikuar më: 12:17 04-10-2018

Gjatë seancës parlamentare, Kryetari i grupit parlamentar të Ps-së Taulant Balla ka vijuar akuzat për Partinë Demokratike.

Sipas Ballës PD me në krye Lulzim Bashën nuk e duan finalizimin e reformës në drejtësi, gjithashtu akuzoi ata se kanë kërkuar pazare për ndryshimin e 7 ligjeve për Vettingun.

"Ne duam ta çojmë deri në fund këtë reformë. PD kërkoi pazar për të ndryshuar 7 ligjet e Vettingut, por ne nuk bëjmë kurrë pazar me Vettingun në drejtësi”, u shpreh Balla.

Balla gjithashtu u ndal edhe te akuzat e opozitës dhe ish-komisarit Emiljano Nuhu në adresë të tij, se është kërcënuar me jetë brenda në stacionin e policisë së Fushë Krujës. Ai i kërkoi Prokurorisë të zbardhë nëse ai dhe deputeti i Krujës, Rrahman Rraja kanë qenë apo jo në stacionin e policisë së Fushë Krujës mbrëmjen e pretenduar nga ish-oficeri tashmë në arrati.

Article Logic
Execution time: 0.0034701824188232