Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit tha se grupet kriminale janë urdhëruar me sms që të godasin policinë. Ndërsa e quajti Bashën si një uligan.
“Një grup politikanësh të korruptuar po tentojnë të bllokojnë rrugën e integrimit. Do të bëjmë realitet edhe vettingun në politikë. Me mesazh janë urdhëruar grupet kriminale që të godasin forcat e policies. Basha nuk ka të drejtë të flasë në emër të PD! Nuk është e rastësishme që me 16 shkurt të ketë protestë edhe në Tiranë, Beograd dhe Podgoricë. Basha është një huligan që godet policinë”, tha Balla në Parlament.