Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka replikuar në distancë me djalin e ish kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, teksa ky i fundit deklaroi sot se Balla nuk u paraqit sot në seancën gjyqësore sepse nuk jep dot shpjegime për udhëtimet jashtë Shqipërisë me trafikantin e drogës, Edmond Bego.
Shkëlzen Berisha akuzon Ballën për shpifje në procesin gjyqësor, ndërsa përmes një postimi në Facebook, Balla thotë se e ka pasur të pamundur pjesëmarrjen në seancën gjyqësore për shkak të angazhimeve si deputet në qarkun e Elbasanit.
Balla paralajmëron Berishën se nuk do shpëtojë pa u ndëshkuar në dosjen CEZ.