INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Balla: Opozita jo në hotele por në Parlament

Balla: Opozita jo në hotele por në Parlament

Publikuar më: 11:55 15-11-2018

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i kërkoi opozitës që seancën e ardhshme të jetë në Parlament për të diskutuar mbi buxhetin. Duke thënë se opozita ka ndërprerë takimet në qytete të ndryshme, ai shtoi se duhet të jetë të paktën në Parlament për të ofruar aletrnativën e saj për buxhetin dhe paketën fiskale. “Sot nuk kanë takim në hotele, detyra jonë është të miratjmë këto marrëveshje. Javën e ardhshme diskutohet në parlament në parim buxheti dhe paketa fiskale, apeli im si kryetari i grupit parlamentar të PS është që të enjten e ardhshme opozita e ka deryrim të paraqitet në seancë plenare. Në asnjë vend nuk ndodh që opozita të mos jetë në Kuvend kur diskutohet buxheti. Në pamundësi për të paraqitur një një buxhet alternativ, të paketën opozita është e detyruar të sjell këtu kërkesat e tyre për investimet përkatëse për rritje të pagave, ulje të taksave”, u shpreh Balla.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0027680397033691