INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Balla padit Salianjin e paralajmëron Boçin: Papagalli mban përgjegjësi për atë që thotë

Balla padit Salianjin e paralajmëron Boçin: Papagalli mban përgjegjësi për atë që thotë

Publikuar më: 13:17 14-10-2018

Teksa kryeministri Edi Rama paralajmëroi paraardhësin e tij Sali Berisha se do ta çojë në gjykatë për të dhënë llogari për shpifjen dhe gjobën do ta depozitojë në “Fondin e Edukimit”, kreu i Grupit të PS Taulant Balla i ka konkretizuar paralajmërimet e tij ndaj deputetit demokrat Ervin Salianji.

Balla ka paditur në gjykatë Salianjin, pasi ky i fundit nxori dokumente që sipas tij provojnë udhëtimet jashtë shtetit të deputetit të PS me trafikantin e drogës Edmond Bego.

“Çdo shpifje të hedhur në drejtimin tonë nga aktorët e SHQUP-it, e që kazani politik e mediatik u jep zë pa asnjë verifikim edhe kur vërtetohen si të rreme, a qoftë edhe nga kazani i profileve zyrtare digjitale, ne do ta padisim në gjykatë. TË ARDHURAT NGA ÇDO SHPIFJE PËR FONDIN E EDUKIMIT”, shkruan Balla në Facebook.

Ai më tej ironizon Salinjin duke thënë se, “sipas ligjit papagalli mban përgjegjësi për atë qe thotë”. Balla përveç padisë ndaj Salianjit, të cilit i kërkon 1 milionë lekë dëmshpërblim, parlajmëron se do të bëjë të njëjtën gjë edhe me deputetin e PD në Elbasan, Luçiano Boçi.

“Edhe papagalli Luciano do te paditet nesër për shpifjen e sotme. Ndërsa pyetja qe kam për ata qe e publikojnë këtë shpifje: Çfarë ju kushton te vërtetoni se numrat e fluturimeve te shpifjes ne fjale, janë avionë linje, janë fluturime zyrtare? Apo ndonjë ka merak se mos i bie audienca po nuk beri papagallin e papagajve, duke shpërndarë “fake-neës”?”, shkruan Balla.

Article Logic
Execution time: 0.0036778450012207