INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Balla: S'e shohim mbylljen e protestës dhe plotësimin e 8 pikave si zgjidhje e të ikim të hamë gjelin e detit

Balla: S'e shohim mbylljen e protestës dhe plotësimin e 8 pikave si zgjidhje e të ikim të hamë gjelin e detit

Publikuar më: 14:16 17-12-2018

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur mbi këmbënguljen e maxhorancës për të dialoguar me studentët. Ai tha se, plotësimi i 8 pikave nuk i zgjidh problemet që ka arsimi i lartë. “Arsyeja pse ne insistojmë tek dialogu është për të përfshirë konceptin e bashkëqeverisjes, për t’u mirëkuptuar me studentët, në radhë të parë dhe me gjithë universitetin në mënyrë që të ndryshojmë një gjendje që ligji i Arsimit të Lartë nuk e ka ndryshuar. 8 pikat nuk janë ndryshimi i gjithë problemeve që ka Arsimit i Lartë në Shqipëri. Nuk e shohim mbylljen e protestës dhe plotësimin e 8 pikave si zgjidhje që hajde t’i plotësojmë dhe të ikim të hamë gjelin e detit për Vitin e Ri”, u shpreh Balla.

 

Article Logic
Execution time: 0.0041000843048096