INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Balla:  Sulmet e PD-së në parlament janë kundër reformës në drejtësi dhe hapjes së negociatave

Balla: Sulmet e PD-së në parlament janë kundër reformës në drejtësi dhe hapjes së negociatave

Publikuar më: 13:36 16-04-2018

Taulant Balla gjatë një deklarate për mediat nga Kryesia e Kuvendit ka thënë se Shqipëria po përmbush prioritetet kyçe të vendosura për rekomandimin nga ana e Këshilli i Europës për hapjen e negociatave.

Ndër të tjera Balla theksoi se sjellja e patolerueshme e PD-së në seancat e fundit plenare ka të bëjë me kundërvënien e kësaj force politike kundër reformës në drejtësi dhe Vettingut dhe në momentin që jemi edhe kundër hapjes së negociatave.

Deklarata e plotë e Taulant Ballës:

Shqipëria ka përmbushur tërësisht prioritetet e vendosura kyçe për rekomandimin nga ana e KE për hapjen e negociatave dhe jemi shpresë plotë që rekomandimi nesër, i cili në mënyrë simbolike do ti dorëzohet autoriteteve shqiptare që nesër nga ana e ambasadores së Delegacionit të BE-së dhe një ditë më pas nga autoritetet më të larta përfaqësuese të BE-së, drejtuar nga Komisionerja e lartë në Politikën e Jashtme, Mogherini, të cilët meritojnë një falenderim në emër të popullit shqiptarë për mbështetjen e vazhdueshme që po i japing shqipërisë në rrugën e saj historike tqë antarësimit në BE.

Siç gjithë presin prej nesër fillojmë një proçes të ri në kuptimin e lobingut pozitiv që Shqipëria duhet të bëjë edhe në vendet antare, sepse rekomandimi i komisionit kalon në Ministritë e Jashtme të vendeve antare, të cilat sipas procedurave të tyre, ua kalojnë parlamenteve të vendeve antare dhe në një pjesë të parlamenteve është seanca plenare ajo që vendos, në një pjesë tjetër janë komisionet e çështjeve evropiane ato që e shqyrtojnë dhe në fund përmbyllet në Këshillin Europian, aty ku kryeministrat apo presidentët në varësi të përfaqësimit të tyre, japin vendimarrjen për hapjen zyrtarisht të negociatave. Është një process që fillon më 17 prill dhe konkludon në qershor me Këshillin Europian të radhës.

Basha ka udhëtuar drejt Berlinit. A mendoni që qellimi është për të lobuar për hapjen e negociatave?

Kushdo shqiptarë që e do vendin e vet duhet të bënte atë që thatë ju në pyetjen tuaj. Që Basha në Berlin do të duhet të lobojë pro Shqipqërisë dhe hapjes së negociatave, sepse hapja e negopciatave nuk ëhstë një fitore e PS, nuk është vetëm një arritje e mazhorancës tonë, por është një kulmim i një procesi historik, ku kanë kontribuar të gjitha qeveritë dhe përmbushja e kritereve dhe prioriteteve kyç të përcaktuar nga KE vit pas viti u kurorëzu me angazhimin e qeverisë dhe mazhorancës që kanë të bëjnë me përmbushjen e reformës në drejtësi, miratimin, që ka të bëjë me sukseset e procesit të Vettingut, po të kemi parasysh që ditë pas dite kemi raste konkrete të përjashtimit nga sistemi gjyqsor të elementëve, të cilët rezultojnë që përmes korrupsionit vit pas viti të kenë bërë pasuri të pajustifikuara. Ky është një proces tek i cili kemi mbërritur pas një rruge të gjatë. Kushdo që për axhenda të vogla politike të ditës apo të hallit të vet personal, sikurse Lulzim Basha, sepse sjellja e patolerueshme e PD-së në seancat e fundit plenare ka të bëjë me kundërvënien e kësaj force politike kundër reformës në drejtësi dhe Vettingut dhe në momentin që jemi edhe kundër hapjes së negociatave. Unë shpresoj që Lulzim Basha të mos jetë dhe mos të investohet në një lobing kundër hapjes së negociatave edhe në prezencën e fundit në Berlin. Lulzim Basha sikurse dhe ne me të majtën gjermane duhet të bëjë të njënjtën gjë, që mbështetja politike e grupeve politike të përfaqësura në Bundestag të jetë për ta kaluar sa më shpejt në këtë procedurë parlamentare, çështjen e hapjes së negociatave. Rekomandimi nga ana e komisionit është tashmë pa asnjë kusht, që do të thotë që dhe vendet antare do ishte mirë që këtë proces ta kalonin të tillë.

Nga se lind dyshimi juaj z. Balla. Keni informacione që Basha po lobon për të kundërtën?

Unë ju përgjigja pyetjes së koleges tuaj, e cila më informosi që Basha është në Berlin për takime me përfaqësues të politikës gjermane. Nisur nga ky fakt, dua tju them që do të ishte mirë që si çdo politikan shqiptarë, çdo qytetarë i përgjegjshëm shqiptarë kur të flasi në anglisht apo në gjermanisht, të flasi mirë për vendin e vet.

Kush mund të jenë vendet që mund të na rrezikonin në qershor. Është ende Franca apo dhe Gjermania një rrezik për Shqipërinë, sepse vendimi final është në qershor dhe jo nesër?

Vendimarrja finale është ajo e vendeve antare, të cilat në nivelin më të lartë të hierarkisë ndërinstitucionale të BE-së, Këshilli Europian është organi vendimarrës më i lartë. Shqipëria ka një mbështetje të fortë dhe pozitive qoftë në Komision, qoftë në Parlamentin Europian edhe në vendet antare. Unë nuk dua të hyj në identifikim vendesh të veçanta. Unë sot dua të ndaj me shqiptarët faktin që Shqipëria nesër pret një lajm të mirë.

Article Logic
Execution time: 0.0037858486175537