Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka sulmuar kryedemokratin Lulzim Basha lidhur me protestat që po zhvillohen. Ai tha se Basha është nxitësi dhe orkestruesi kryesor i dhunës dhe kjo e mban larg Shqipërinë nga Europa.
“Deputetët e opozitës këtu do të vijojnë të luajnë rolin shumë të rëndësishëm këtu në Parlament. Opozita ka shumë mjete që mund ti përdorë. Nga kjo foltore, dua t’i drejtohem Lulzim Bashës, si nxitësi dhe orkestuesit kryesor i dhunës opozitare sot, kushdo që e mbështet vetëm sa e largon Shqipërinë nga Europa”, tha Balla.