Dera e bashkisë së Librazhdit është përfshirë nga flakët gjatë orëve të vona të natës. Mësohet se një person i ka vënë zjarrin por ndërhyrja e shpejtë e zjarrëfiksëve ka minimizuar dëmet. Policia ka arrestuar si autor të dyshuar të kësaj ngjarje 45-vjeçarin Artan Balla nga Librazhdi. Dera e godinës kryesore është djegur pjesërisht ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e shkaqeve që e çuan 45-vjeçarin që të ndërmerrte një akt të tillë.