Revista javore gjermane "Der Spiegel" i ka dedikuar faqen e saj të parë qeverisë së sapo zgjedhur në Itali.
Numri i kësaj jave i dalë sot në tregun gjerman ka në ballinë imazh ‘shock’ ndaj zgjidhjes së krizës së qeverisë në Itali.
Në tre ngjyrat e flamurit italian shfaqet një pirun me makarona spageti që zgjaten në formën e një laku në fyt nën të cilin shkruhet "Mirupafshim e dashur. Italia vetëshkatërrohet e tërheq pas të gjithë Europën".
Puthuajse të njëtën përmbajtje ka dhe numri i revistës javore britanike "The Economist" në ballinën e së cilës shfaqet një akullore me tre shije në ngjyrat e flamurit italian mbi të cilat qëndrojnë tre fitila eksplozivi të ndezuar. Mbi të vjen dicitura "Trajtojeni me kujdes".
Për të përditshmen franceze Le Monde, qeveria italiane e kryeministrit Konte është "populiste dhe e ekstremit të djathtë", ndërsa lideri i Lega-s Matteo Salvini në postin e Ministrit të Brendshëm vazhdon strategjinë e tij për të fituar fuqi.