INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ballist Morina ekstradohet në Serbi, tifozat kuq e zi protestë sot para kryeministrisë [FOTO]

Ballist Morina ekstradohet në Serbi, tifozat kuq e zi protestë sot para kryeministrisë [FOTO]

Publikuar më: 09:17 29-07-2017

Një gjykatë në Kroaci vendosi që Ballist Morina (Ismail Morina) do të ekstradohet në Serbi për shkak të hedhjes së dronit në tetorin i vitit 2014 gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri.

Kjo ka shkaktuar reagimin e tifogrupit më të madh të kombëtares sonë, “Tifozat Kuq e Zi”, të cilët nëpërmjet faqes së tyre në Facebook kanë lajmëruar protestë përpar kryeministrisë shqiptare. Protesta do të zhvillohet sot në orën 19:00, ku tifogrupi ka ftuar që të bëhen sa më të shumtë në numër për “të nxitur Kryeministrin të reagojë për Ballistin”. Ja statusi i plotë:

“Të gjithë u ndjemë krenarë mbrëmjen e 14 tetorit, kur mbi qiellin e Beogradit u ngritën heronjtë tanë mbi një dron. Të gjithë iu gëzuam tri pikëve të Beogradit. Këto ndjenja na i dhuroi Ismail Ballist Morina, por ai prej asaj dite, edhe pse një hero për shqiptarët, vetëm është endur burgjeve dhe gjykatave.

Më e fundit është se Kroacia ka pranuar ekstradimin e tij drejt Serbisë. Nesër duhet të bashkohemi në një protestë masive përballë Kryeministrisë për të kundërshtuar këtë vendim dhe për të nxitur Kryeministrin të reagojë për Ballistin. Duhet të tregojmë se jemi bashkë, të tregojmë se jemi shumë, të tregojmë se jemi me Ballistin, të tregojmë se ne do e bëjmë luftën tonë për ta mbrojtur dhe lartësuar Ballistin.

Pa dallim feje, krahine e tifogrupi, nesër duhet të jemi aty bashkë dhe sa më të shumtë në numër.

29.07.2017 
Te Kryeministria
Ora : 19:00”

ballisti.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003809928894043