INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ballist Morina kërkon azil politik në Kroaci

Ballist Morina kërkon azil politik në Kroaci

Publikuar më: 12:15 31-07-2017

Darko Butigan, avokat i Morinës, ka konfirmuar për “BIRN” se klienti i tij ka aplikuar për azil në Kroaci pasi mendon se nuk do të ketë një gjyq të ndershëm ndaj tij në Serbi.

Pasi një gjykatë në Dubrovnik të Kroacisë vendosi për ekstradimin e tij në Serbi, Butigan apeloi çështjen në Gjykatën Supreme.

“Zakonisht duhen dy deri në tre muaj për të marrë një vendim, por kërkesa për azil do e shtyjë ekstradimin për një periudhë mes gjashtë deri në dhjetë muaj,” tha Butigan.

Politika shqiptare ka nisur të lëvizë për të mos lejuar ekstradimin e Morinës në Serbi.

Në 11 gusht, një gjykatë e Apelit në Kroaci do të marrë në shqyrtim kërkesën e palës mbrojtëse që kundërshton vendimin e gjykatës së parë atje, për ekstradimin e Morinës në Serbi.

Morina u arrestua në Kroaci pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritet serbe, si i dyshuari për ngritjen e dronit mbi stadiumin e Beogradit në tetor 2014 (gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri), me flamurin e “Shqipërisë së Madhe”.
Lexo edhe:

Article Logic
Execution time: 0.0037980079650879