INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Balliu në burg, Basha e mbron në Pogradec: Klevis na mungon, jemi krenarë për ty

Balliu në burg, Basha e mbron në Pogradec: Klevis na mungon, jemi krenarë për ty

Publikuar më: 12:25 09-05-2019

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu pritet të dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, pasi u arrestua për prishje të rendit publik në “Unazën e Re”, ku doli për t’i bllokuar rrugën kryeministrit Edi Rama bashkë me banorët e “Astirit”.

Ndërkohë, nga Pogradeci lideri i PD Lulzim Basha ka vijuar për të dytën ditë radhazi t’i dalë në mbrojtje duke thënë se është arrestuar me urdhër politik të Edi Ramës.

“Na mungon dikush sot, na mungon, sepse Edi Rama ka vendosur të kthejë burgun politik.

Na mungon Klevis Balliu, i cili mbahet me urdhër politik vetëm e vetëm, sepse qëndroi në kah të qytetarëve, e që po i dhunonte policia. Unë jam krenar për Klevis Balliun, e di që edhe ju jeni krenar për Klevis Balliun. Dhe mesazhi që ju çon është që të qëndrojmë edhe më fort, edhe më të bashkuar në krah të njerëzve, në krah të kauzës tonë për liri dhe demokraci. ta tregojmë veten. Ky është mesazh për të gjithë ju e në veçanti për rininë e Pogradecit, ta tregojmë veten fuqimisht të shtunën më 11 maj në Tiranë”, tha Basha.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033371448516846