INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ballkanasit vdesin për alkool, rakija pija më e preferuar! Po sa dëmtohet shëndeti?

Ballkanasit vdesin për alkool, rakija pija më e preferuar! Po sa dëmtohet shëndeti?

Publikuar më: 11:02 15-03-2019

Ballkanasit e kanë qejf alkoolin. Pija më e preferuar është rakija. Kalimin nga pijedashës në pijanec është një vijë mjaft e hollë që i ndan. Në Shqipëri sipas të dhënave të publikuara nga portali Our Ëorld in Data rreth 1.66% e popullsisë është e varur nga alkoolit. Kjo në fakt është përqindja më e ulët në Ballkan. Po nëse flitet për mestaren botërore, që është 1.37%, duket qartë se shqiptarët janë më të varur.

Po në vendin tonë problem mbetet trajtimi i specializuar i të varurve nga alkooli. Në Tiranë ka një qendër, por që nuk është se ka kulturë nga qytetarët për të shkuar dhe trajtuar.
Edhe në Malin e Zi, të varurit nga alkooli janë sa 1.69% e popullsisë. Në të varur janë banorët e Maqedonisë dhe Serbisë me përkatësisht 1.7% dhe 1.8%.
Rekordin në rajon për varësinë nga pijet alkoolike e mban Bosnje dhe Hercegovina me rreth 2.8% të popullsisë.
Në të gjithë botën sëmundjet që lidhen më varësisë nga alkooli renditen të tretat, ku të përhapura janë ato që lidhen me çrregullimet mendore.
Sëmundjet e shëndetit mendor janë një sfidë që po prek të gjithë globin, madje në vendet e zhvilluara ato janë më të përhapura. Ndër të tjera sëmundjet e shëndetit mendor ndikojnë direkt tek produktiviteti në punë i popullatës, si dhe me shpenzime ekstra për mbështetjen sociale që i jepet kategorisë së prekur. Po alkooli ndikon dhe në disa sëmundje të tjera, që lidhen me dëmtimin e mëlçisë, zemrës dhe tensionin.

Article Logic
Execution time: 0.0034880638122559