INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ballkani, frika e BE-së: “Rusia dhe Turqia po inkurajojnë problemet në rajon”

Ballkani, frika e BE-së: “Rusia dhe Turqia po inkurajojnë problemet në rajon”

Publikuar më: 16:23 27-07-2017

Skenarët për të ardhmen e Balkanit Perëndimor duket se nuk janë shumë pozitive. Kjo sipas analistëve të huaj që vijojnë të hedhin idenë e thellimit të problemeve në rajon e kjo si pasojë e vendeve që duan të riorganizojnë kufijtë. Profesori i lëndës për punë të jashtme në Universitetin e Bardit, Walter Russell Mead në një koment për “Wall Street Journal” shkruan se situata në vendet e Ballkanit mund të kthehet në një problem serioz për Bashkimin Evropian.
“Në një takim të mbyllur kohëve të fundit, një zyrtar i mirë-informuar gjerman u pyet se çfarë është problemi më i madh në Evropë. Përgjigja e tij erdhi pa hezitim: Ballkani Perëndimor, ku po krijohet një krizë e re, kurse Turqia dhe Rusia po “ndezin tenxheren”. Në skenarin e tij më të keq, Rusia dhe Turqia do të inkurajojnë problemet në Ballkan, Serbi dhe Shqipëri, për t’i ndihmua ata që të riorganizojnë kufijtë e rajonit”-e nis shkrimin analisti. Por sipas tij, shkëmbimi i territoreve ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve duket i pamundur.
“Për Rusinë dhe Turqinë, aftësia për të shkaktuar probleme në Evropë dhe në Ballkan është me rrezik, dhe me kosto të vogël”-analizon profesori amerikan. Por ai shpreh bindjen se vendet e Ballkanit priren më shumë drejt BE.
“Perspektiva e anëtarësimit në BE për vende si Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja ka bërë më shumë se çdo gjë për ta ruajtur paqen e brishtë në Ballkanin Perëndimor. Çdo vend ballkanik do të ishte më tepër pjesë e BE-së, sesa aleat i Rusisë apo Turqisë”, thotë ai. Profesori pretendon se vendet e Ballkanit nuk do të mund të anëtarësohen në BE gjë që po venit shpresat për anëtarësim.

Article Logic
Execution time: 0.0021178722381592