INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Balotelli gjobitet për kilogramët e tepërt, por më pas i shtojnë rrogën

Balotelli gjobitet për kilogramët e tepërt, por më pas i shtojnë rrogën

Publikuar më: 18:03 14-09-2018

Kilet e tepërta i kanë kushtuar shtrenjtë sulmuesit Mario Balotelli, pasi drejtuesit e klubit francez kanë vendosur ta gjobisin futbollistin italian. Këtë gjë e ka konfirmuar presidenti i klubit Jean-Pierre Rivere, që tha: “Mario e ka fajin vetë, gabon vetë”. Më pas, presidenti ka konfirmuar edhe faktin tjetër, se i ka rritur rrogën lojtarit.

“Ne jemi të bindur se Mario do të zhvillojë një sezon fantastik me ne, pasi do ta vëmë në kushtet e nevojshme për të shprehur cilësitë e tij”, tha më tej presidenti i Nice, që ka si shqetësim të vetëm peshën e tepërt të sulmuesit. Kur Balotelli u grumbullua në kombëtare peshonte 99.7kg, ndërsa pas disa ditësh, kur shkoi te skuadra e Nice, peshonte 103kg.

Article Logic
Execution time: 0.0026159286499023