INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Baluke? Yes, Please! Personazhet VIP që do t’ju frymëzojnë për t’i prerë flokët me baluke [FOTO]

Baluke? Yes, Please! Personazhet VIP që do t’ju frymëzojnë për t’i prerë flokët me baluke [FOTO]

Publikuar më: 15:41 05-02-2019

Vit i ri, model i ri për flokët. Kjo ka qenë me siguri motoja për vajzat e njohura të ekranit të cilat e kanë nisur këtë vit me model të ri flokësh dhe kanë përqafuar atë trend flokësh që të gjithë ne e kemi dashur që në fëmijëri. E kemi fjalën për baluket.

4527c7b926e965c5b81233f60435243b.jpg

baluke_2.jpg

 

Viti 2019 është konsideruar si viti i cili do të sjellë në modë trendin e balukeve. Përveç ndryshime në ngjyrë që mund t’i bëni flokëve tuaj, mund dhe t’i prisni tashmë me baluke pasi ato nxjerrin më shumë në pah tiparet tuaja.

Duhet ta pranojmë që ka qenë Kim Kardashian e para e cila e riktheu këtë trend. Ajo këtë look e ka konsideruar si perfekt për muajin shkurt, muajin e dashurisë.

kim2.png

 


Jo më larg se dje ishte mnotra e saj, modelja e njohur Kendall Jenner e cila u shfaq me baluke, po ndryshe nga Kim, baluket e saj ishin disi të çrregullta.

kendall.png

 


Dhe kur motrat Kardashian-Jenner thonë njëzëri që ky do jetë trendi më i ri i flokëve për këtë vit, atëherë ai do jetë dhe pikë. Gjithçka që ato përqafojnë do të kthehet mënjeherë në trend dhe do të përqafohet nga të gjithë.

Pra jemi në periudhën e balukeve!

Përpos motrave Kardashian-Jenner, edhe personazhet e njohura shqiptare e kanë përqafuar këtë model flokësh. Nga një vështrim i shpejtë në rrjetin social Instagram, gjetëm plot vajza VIP që kanë prerë flokët me baluke.

1.Jonida Maliqi na ka prezantuar me baluket super të shkurtra, mbi vetulla dhe duket një yll me këtë model flokësh.

jonida11.png

 


2.Ndryshe nga Jonida, vajzat si Dojna Mema dhe Soni Malaj kanë preferuar baluket e gjata mbi sy. Por këto baluke i shkojnë po aq shumë edhe portreteve si blogerja Jona Haderi.

dojna.png

soni.png

jona_haderi.png

 

3.Disa persoanzhe kanë preferuar baluket mesatare të ndara në mes, tipik stil francez dhe ato që e kanë përqafuar janë Elita Rudi, Jonida Shehu dhe sigurisht Armina Mevlani që duhet ta pranojmë që i shkojn shumë. 

elita.png

jonida_shehu.png

armina.jpg

 

4.Këngëtarja e njohur Nora Istrefi na ka prezantuar me një tjetër model balukesh, ato të çrregullta me flokë me onde.

nora.jpg

 


5.Si thoni për baluke kaçurrele? Aktorja e “Duplex” Arta Elezaj sapo ju dha një ide për ju vajza kaçurrelse.

arta.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036118030548096