INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Si ndryshuan me bamirësi, jetën e një familje në Kamëz…

Publikuar më: 10:05 18-03-2016

Djemtë e nisimës, Fundjava Ndryshe, kanë trokitur në një tjetër derë, në familjen Tota, ku mjerimi dhe skamja kalonte çdo parashkimim. Pa energji, pa numra kontakti, të përmbytur nga rreshjet disa herë me rradhë dhe me një fëmijë të sëmurë. Po pas një muaji gjithçka është ndryshe...

Ja historia:

"Fundjavë Ndryshe" publikoi rreth një muaj më parë gjëndjen e rëndë të familjes Tota, në Kamëz, një jetësë si në mesjetë dhe për të ndihmuar sadopak këtë familje, ata bënë thirrje për ndihmë. Për fat të mirë shumë biznese dhe persona nga më publikët deri tek më të thjeshtët u sensibilizuan dhe i ndihmuan. E pas një muaji kjo banesë është kthyer në një shtëpi të vërtetë dhe jeta e familjes Tota është bërë më komode. Tashmë më e vogla e shtëpisë Ana ka një krevat ku të flejë, një dyshek, një jastëk e një batanie të butë…

Për më të parë këtë transformim falë ndihmës së humanistëve ndiqnin videon…

Article Logic
Execution time: 0.0034379959106445