INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Banalitet rrugaçëror... i çekuilibruar psiqik”, Lulzim Basha flet me fjalë të rënda kundër kryeministrit [FOTO]

“Banalitet rrugaçëror... i çekuilibruar psiqik”, Lulzim Basha flet me fjalë të rënda kundër kryeministrit [FOTO]

Publikuar më: 14:19 25-10-2017

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas sulmit të kryeministrit Edi Rama ndaj gazetarëve jashtë sallës së Kuvendit, ku i quajti të paditur, injorantë dhe persona që bëjnë pyetje idiote.Në një postim në Facebook, Basha tha se “sulmi agresiv, banaliteti rrugaçëror dhe kërcënimet kundër gazetarëve faktojnë çekuilibrimin psiqik që ka Edi Rama kur nuk arrin ta fshehë të vërtetën tronditëse as nga vetja e tij.”

Më poshtë do të ndiqni deklaratën e plotë të Lulzim Bashës:

Sulmi agresiv, banaliteti rrugaçëror dhe kërcënimet kundër gazetareve faktojnë çekuilibrimin psiqik që ka Edi Rama kur nuk arrin ta fshehë të vërtetën tronditëse as nga vetja e tij. I marrë peng nga Saimir Tahiri dhe i kthyer në një lolo nga kriminelët që i diktojnë vendim-marrjen politike, Edi Rama sot ka humbur çdo lloj ekuilibri psiqik dhe njerëzor, ndaj po ushtron dhunë verbale kundër çdokujt që i duket se sfidon pushtetin e tij.

Sulmi ndaj gazetarëve është dhunë jo vetëm ndaj tyre, por dhunë ndaj gjithë shoqërisë, e cila pa gazetarinë dhe pa fjalën e lirë përfundon në errësirë dhe skllavëri.

Përgjigjia më e mirë ndaj kësaj dhune, është kurajo për të zbuluar dhe thënë të vërtetën. Sot më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për të vërtetën dhe për kurajo përballë të keqes. Në betejën për liri, të drejta dhe dinjitet ne jemi të gjitshkë, unë dhe opozita jemi në krah të çdo gazetari kurajoz si ata që nuk e gëlltitën me turp rrugaçërinë e Ramës sot. Bashkë, nuk ka bandit as lolo banditësh si Edi Rama që mund të na trembë apo nënshtrojë.

dfghj.JPG

Article Logic
Execution time: 0.003795862197876