INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Banalitetet e parlamentit/E plotë, nuk lanë fjalë pa thënë deputetët dhe qeveritarët [VIDEO]

Banalitetet e parlamentit/E plotë, nuk lanë fjalë pa thënë deputetët dhe qeveritarët [VIDEO]

Publikuar më: 14:51 31-01-2019

Seanca e sotme parlamentare u shoqërua me tensione të forta. Foltorja u rrethua nga opozitarët, u përdorën fjalë ofenduese që kulmuan me disa replika të rënda mes Berishës dhe Ramës për të kaluarën e kryeministrit.

Berisha: Edvin na thuaj Madam Basha ka para në bankën offshore? Na thuaj si shkove dhe u ktheve me bisht në shalë në Berlin.
Rama: Gruas time dhe fëmijëve të mi i ha atë që nuk thuhet…
Berisha: Ti je njeriu që nuk njeh kod moral, që mohon djalin tëndë, ti je fundërrinë njerëzore.
Rama: Vetëm ilustorve atë që thashë. Ke shkaktuar dhimbje dhe lot në familjen time.
Berisha: Ju merr shokëve gratë, i pafytyrë. Meta të ka detyruar të njohësh djalin, se do merrje vota për kryetar bashkie.
Kryeministri replikoi dhe me kreun e PD, Lulzim Basha.
Basha: Nuk e mbajnë këmbët? Nuk e mbajnë nervat? S’ka marrë ilaçet? S’i bëjnë më fajde ilaçet? I ka mbaruar pluhuri? Është problemi i tij”.
Rama: Hajde luli haje, të kam thënë reflekto.

Ndërkohë, Anila Denaj në fjalën e saj të parë si Ministre e Financave u rrethua nga deputetët e opozitës.
Denaj: Nuk po shoh nga ju, po shoh kamerat.
Po ndërhyjn Kreu i kuvendit Ruçi: Më shumë respeket për zonjën, flet për herë të parë, duhet ta duartrokisni.

Ndërsa Kreu i grupit parlamentar të LSI-së iu drejtua me fjalë fyese e deputetit socialist, Ulsi Manja. "Ulu aty mos më çaj tra.., mos më çaj byth... Ulu aty skizofren, budalla. Ulu aty do na tregosh ti parlamentin", tha Vasili.

Monika Kryemadhi quajti halabake një prej ministreve të reja.
“Kur vjen përballë një institucioni duhet të vish dhe duhet të sjellësh në mënyrë dinjitoze. Halabake rrugësh që e kthejnë institucionin e parlamentit në institucione orgjish, ki kujdes se nuk do të falin gratë e vajzat në parlament”.

Article Logic
Execution time: 0.0041661262512207