24 anëtarë të grupit të Shijakut dhe të Lezhës, duke përfshirë edhe dy ish deputetët socialistë Arben Ndoka dhe Arben Çuko dolën sot në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda.
Astrit Avdyli, njëri prej të arrestuarve si pjesë e bandës së “Avdylajve”, habiti të gjithë me deklaratën e tij në sallën e gjyqit për kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.
Avdyli tha: "Rroftë Dako, rroftë PS, aty i qaj hallet.”
Ky i fundit foli edhe për lidhjet me fisin Ndoka, për të cilët u shpreh se i ka miq.
"Ndokat i kam miq, i kam njohur në burg”.