Pesë shtetas grekë dhe tre shqiptarë janë arrestuar si pjesëtarë të një rrjeti të trafikut të lëndëve narkotike. Kreu i rrjetit konsiderohet një shtetas tjetër shqiptar, që është shpallur në kërkim. Operacioni filloi të premten në Atikë dhe Thesali dhe drejtoria e përgjithshme e policisë greke publikoi një komunikatë pasditen e të shtunës. Si i implikuar në këtë rrjet akuzohet edhe një tjetër pjesëtar i policisë, që shërbente në Grebena, por ai është lënë të hetohet në gjendje të lirë, pasi ende nuk është zbardhur roli i tij në përbëje të rrjetit. Hetimet nga shërbimi i kontrollit të brendshëm kishin filluar që në muajin korrik. Të dy policët, duke shfrytëzuar detyrën e tyre, i ofronin rrjetit informata që lehtësonin veprimtarinë e tyre. Rrjeti i trafikut të drogës vepronte në Atikë, Thesali dhe në Peloponez.Nga kontrollet që ushtroi policia në tetë banesa, u gjetën dhe u sekuestruan:
• Lëndë narkotike si kokainë dhe kanabis
• 5 armë të tipit pistoletë
• 35.000 euro
• Një numër i madh telefonash dhe kartash sim
• Bizhuteri dhe sende të tjera të çmuara
Gjithashtu u sekuestruan tre automjete që përdoreshin nga rrjeti për të trafikuar lëndët narkotike.