INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Banda e gjobvënësve në Shkodër, arrestohen edhe dy të tjerë

Banda e gjobvënësve në Shkodër, arrestohen edhe dy të tjerë

Publikuar më: 11:26 05-03-2017

Policia e Shkodrës vijon aksionin për kapjen e të tjerë personave të bandës së gjobëvënies. Ditën e sotme janë arrestuar edhe dy shtetas të tjerë, si pjesë e grupit kriminal, që u vendosnin gjoba bizneseve me anën e dhunës, kanosjes dhe kërcënimeve në Shkodër.

Në pranga është vënë Ibrahim Lici, 24 vjeç, dhe H. L, 16 vjeç. Ata akuzohen për veprat penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie” dhe “Krijimit të Grupit Kriminal”.

Ndërkohë, një ditë më parë, në pranga janë vënë shtetasit Abedin Bajraktari dhe Muhamet Lici, që njihen si kokat e grupit.

Sipas hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda, drejtuesit e këtij grupi kriminal angazhonin anëtarët e tjerë të grupit që, në çdo fund muaji të merrnin nga çdo tregtar në Tregun e Zdrales, të Rrugës së Gjerë të Kirasit, etj., shumat nga 1000 lekë deri në 3000 lekë. Numri i tregtarëve që kanë qenë të detyruar të paguajnë këto shuma “mujore” është tepër i lartë.

Article Logic
Execution time: 0.0038690567016602