INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Banda e shqiptareve rreh me shufra hekuri italianin

Banda e shqiptareve rreh me shufra hekuri italianin

Publikuar më: 16:47 26-03-2017

Një grup shqiptarësh kanë rrahur gati për vdekje një 20-vjeçar italian.
Polica bënë me dije se sherri ka nisur pas një konflikit gjatë një festes.
Emanuele Morganti, 20 vjeç është duke luftuar me vdekjen në spitalin e Romës, pasi u transportua menjëherë për në sallën e operacionit me fraktura të shumta në kafkë dhe në qafë.

20-vjeçari gjendej në një festë së bashku me të dashurën e tij dhe hyri në një konflikt me një shqiptar, i cili e përshkallëzoi debatin në dhunë fizike duke përfshirë edhe shokët e tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 të mesnatës në një lokal pranë Miro Alatrit.

Banda e shqiptarëve e kishte goditur disa herë më shufra hekuri italianin në kafkë duke i shkaktuar hemorragji cerebrale.

Morganti u transportua me helikopter në spitalin “Umberto Primo” në Romë ku i është nënshtruar një operacioni delikat dhe po lufton për jetën e tij.

Shqiptarët janë arrestuar dhe pritet masa e ndëshkimit për ta.

Article Logic
Execution time: 0.0034182071685791