Një padi civile akuzon liderin e Led Zeppelin, Robert Plant, dhe kitaristin, Jimmy Page se kanë vjedhur kordat e para të baladës së famshme rock nga një këngë tjetër.
Gjyqtari Gary Klausner në LA, tha në një vendim se “Stairëay” e publikuar në 1971 dhe insrumentalja“Taurus” e vitit 1967 nga banda ‘Spirit”, ishin mjaftueshëm të ngjashme për ta ndarë me gjyq nëse bëhej fjalë për vjedhje të drejtash autoriale. Padia u bë nga ish kitaristi dhe kompozitori i grupit muzikor “Spirit”, Michael Skidmore. Ai beson se page mund të jetë frymëzuar për të shkruar “Stairëay” për Led Zeppelin pasi ka dëgjuar këngën “Taurus” nga Spirit ndërkohë që dy grupet muzikore kanë qenë në një turne së bashku në 1968 dhe 1969. Seanca pritet të nisë të martën në gjykatën Federale të LA. “Stairway to Heaven” konsiderohet një nga hitet në historinë e muzikës rock si dhe kënga identifikuese e Led Zeppelin.