INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Banda shqiptare, protagoniste në gjyqin më të madh të kokainës në Gjermani

Banda shqiptare, protagoniste në gjyqin më të madh të kokainës në Gjermani

Publikuar më: 10:51 13-02-2019

Prokuroria e landit të Bavarisë ka bërë gati aktakuzën për një nga proceset më të mëdha gjyqësore të kokainës në Gjermani. Sipas “Deutche Welle”, ka të ngjarë që ky të jetë gjyqi më i madh i kokainës në historikun e Republikës Federale Gjermane. Prokuroria e Landshut-it ka përpiluar aktakuzën kundër 8 meshkujve. Hetuesit supozojnë se të pandehurit janë pjesë e një rrjeti kontrabandistësh që mendohet të kenë futur në Gjermani rreth dy tonë kokainë gjatë periudhës midis shtatorit 2017 dhe prillit 2018. Ata akuzohen për tregti të palejuar me lëndë narkotike. Me sa duket kanë arritur të kapin kapo të nivelit të mesëm menaxhues të rrjetit ndërkombëtar të trafikut të lëndëve narkotike. Kjo del në pah nga dokumentet e gjykatës, të cilat i posedojnë gazetarë të NDR-së, BR-së dhe “Suddeutsche Zeitung”.

Policia e zbuloi krimin rastësisht në shtator 2017, kur në disa supermarkete të Bavarisë së Ulët ishin dërguar kuti me banane, në të cilat punëtorët e supermarketeve kishin gjetur paketa me kokainë. Hetuesit gjurmuan itinerarin e bananeve dhe konstatuan se në depot, ku ato rrinin për t’u stazhionuar kishte pasur disa vjedhje. Në këto depo ruhen banane dhe lloje të tjera frutash prej ku ato shpërndahen në Gjermani dhe Europë. Me ndihmën e një përgjimi shumë të ndërlikuar hetuesit kishin arritur kështu të zbulonin trafikantët. Në operacionet hetuese dhe zbuluese kishin marrë pjesë deri në 500 nëpunës të policisë, doganave dhe hetuesisë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036101341247559