INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bandat përgjakën Elbasanin/ Kush ishte shënjestra e atentatit të djeshëm, lidhjet e tij me botën e krimit

Bandat përgjakën Elbasanin/ Kush ishte shënjestra e atentatit të djeshëm, lidhjet e tij me botën e krimit

Publikuar më: 13:15 30-12-2018

Shënjestra e atentatit të mbrëmshëm në Elbasan, që u mbyll tragjikisht me tre viktima, duket se ka qenë Endrit Dylgjeri, (Alibej), 34 vjeçari.

Ai njihej me dy mbiemra dhe rezulton i arrestuar për trafik ndërkombëtar droge, pra një person me precedente të mëparshëm penale.

 

endrititit.jpg

Kurse xhaxhai i tij, Arbeni, që ishte me të në makinë i cili mbeti i vdekur nga të shtënat, njihej në zonë si një njeri familjar, i qetë dhe pa probleme.

Flitet se vrasja është prej profesionistesh, pasi makina ka marrë 18 plumba në krahun ku ndodhej 34-vjeçari dhe 7 në sediljen e pasme ku gjendej turku.

Në Dhjetor të vitit 2013, policia italiane ka goditur një organizatë droge që drejtohet pikërisht nga Alibej, në bashkëpunim me persona të tjerë. Asokohe u sekuestrua rreth 2.5 kg kokainë.

Në operacionin e kapjes së anëtarëve të bandës u përfshinë 300 policë të komandës të ASTI-t dhe Val D’Aosta-s.
Trafiku i kokainës kryhej në veri të Italisë, në Asti dhe rezulton se në tërësi shqiptarët trafikuan 31 kilogramë kokainë, në vlerë 10 milionë euro.

Droga vinte nga Holanda dhe hynte në Itali nëpërmjet kufirit të veriut. Më pas lënda narkotike, e llojit kokainë, tregtohej në Asti, Udine, Brescia, Savona, Xhenova, Piza, Parma dhe Milano.

Tregu i kokainës kishte si qendër Holandën por që shpërndahej, nëpërmjet ndërmjetësuesve shqiptarë edhe në Gjermani, Belgjikë dhe në Britaninë e Madhe.

bandadad.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0022079944610596