INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Banesa përfshihet nga flakët/ Vdesin 8 fëmijë, midis tyre një foshnje 3 muajshe

Banesa përfshihet nga flakët/ Vdesin 8 fëmijë, midis tyre një foshnje 3 muajshe

Publikuar më: 09:44 27-08-2018

Tetë fëmijë kanë vdekur në një zjarr që përfshiu një aparatament në Çikago. Të gjitha viktimat janë nën moshën 16-vjeç dhe midis tyre një foshnje 3 muajshe. Ndërkohë, dy adoleshentë të tjerë janë në gjende të rëndë për jetën. Viktimat janë identifikuar nga anëtarët e familjes dhe mësohet se zjarri filloi në verandën e pasme të mbyllur të një apartamenti rreth orës 4 në bllokun 2200 të South Sacramento Avenue. Zyrtarët thonë se shumë nga viktimat kishin vdekur kur zjarrfikësja arriti. Ata u gjetën të gjithë në katin e dytë.
Nuk është e qartë se kush po i mbikëqyrte fëmijët. Dy 14-vjeçarë Ceasar Contreras dhe Adrian Hernandez janë në Spitalin Stroger duke luftuar për jetën, në gjendje kritike.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit dhe ka nisur hetimi për të përcaktuar nëse ishte aksidental apo i qëllimshëm. Ky është një nga zjarret më vdekjeprurëse në qytetin e tretë më të madh të SHBA ndër vite, thonë zyrtarët.
Një grua pa zjarrin ndëra po kthehej në shtëpi nga puna dhe telefonoi zjarrfikësen rreth orës 04:00 të mëngjesit dhe më pas trokiti në dyert e shtëpive të fqinjëve në Hispanic Little Village për ti zgjuar.

Article Logic
Execution time: 0.0032651424407959