INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bangladesh, ekzekutohet me varje lideri i partisë islamike

Bangladesh, ekzekutohet me varje lideri i partisë islamike

Publikuar më: 10:42 11-05-2016

Një lider islamik është ekzekutuar me varje në Bangladesh, për shkak të krimeve të kryera gjatë luftës për pavarësi nga Pakistani në vitin 1971.

Motiur Rahman Nizami, 73 vjeç, është ekzekutuar të mërkurën në mëngjes, sipas kohës lokale, ka bërë të ditur ministri i Drejtësisë i Bangladeshit, Anisul Haq.

Me qindra persona u mblodhën në afërsi të burgut në kryeqytetin e Daka për të festuar ekzekutimin e 73-vjeçarit.

Nizami është gjykuar nga një gjykatë për krime lufte, e themeluar nga qeveria në Daka, ndërsa edhe Gjykata Supreme e këtij vendi la në fuqi dënimin e tij me vdekje. Ai u var pas refuzimit për të kërkuar mëshirë nga Presidenti Abdul Hamid.

Prokurorët kanë thënë se Nizami ka qenë përgjegjës për krijimin e milicisë pro-pakistaneze al-Badr, e cila ka vrarë shkrimtarë, mjekë dhe gazetarë.

Dënimet në vitin 2013 të zyrtarëve të Jamaatit kanë shkaktuar përleshje midis islamikëve, të cilat kanë lënë rreth 500 veta të vrarë.

Jamaat-e-Islami dhe aleati i tij, Partia Nacionaliste e Bangladeshit, e cila është në opozitë, thonë se gjykata për krime lufte është themeluar për të eliminuar udhëheqësit e tyre.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033791065216064