INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Banka Botërore e shqetësuar për dhunën ndaj biznesmenit libanez. Reagon ashpër

Banka Botërore e shqetësuar për dhunën ndaj biznesmenit libanez. Reagon ashpër

Publikuar më: 09:45 27-09-2016

Dhuna dhe largimi nga vendi ynë i sipërmarrësit libanez, Mitri ka marrë dhe vëmendjen e Bankës Botërore. Përfaqësuesja e BB, Tahseen Sayed tha se dhunimi i biznesmenit libanez në Tiranë ishte një ngjarje fatkeqe dhe se vendi ynë duhet të sigurojë një klimë biznesi të rangut botëror.
 
Pas këtij mesazhi të fortë Sayed  foli dhe për rritjen ekonomike të Shqipërisë duke shënjestruar politikën. “Ekonomia po rrezikohet nga klima politike. Paqëndrueshmëria politike mund të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin e ekonomisë,” tha përfaqësuesja e BB.
Sipas saj ekonomia shqiptare mund të ndikohet nga situata në vendet fqinje dhe qetësimet mund të vijnë edhe nga Turqia për shkak të lidhjeve tregtare.

Article Logic
Execution time: 0.0034852027893066