INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Banka Botërore “godet” nivelin arsimor. Shqiptarët nuk dinë të lexojnë![VIDEO]

Publikuar më: 15:31 02-10-2017

Reforma në arsim ka qenë më e trumbetuara e maxhorancës së majtë që prej ardhjes së saj në pushtet në vitin 2013. Por një raport i bankës botërore i ka dhënë një goditje të fortë nivelit arsimor në vend. Shqiptarët janë të dobët në lexim dhe në matematike. Ky është rezultati i një studimi të Bankës Botërorë, në vlerësimin për nivelin arsimor nëpërmjet PISA 2015. Sipas raportit të bankës botërore të dhënat gjatë janë shqetësuese sa i përket nivelit arsimor në vendin tonë. Kanë qënë studentët ata që janë bërë pjesë e studimit, dhe të dhënat janë alarmante, ku më shumë se gjysma e tyre kanë shfaqur probleme të theksuara në lexim dhe në matematike.
Raporti i Bankës Botërore:
“Në Shqipëri, më shumë se gjysma e studentëve nuk arritën aftësitë minimale në lexim dhe matematikë në testin PISA. Hendeku i aftësive është identifikuar si një problem veçanërisht i rëndë në rajon”.
Banka Botërore në raportin, “Lexo për tu edukuar” thotë se vendet e varfra dhe ato zhvillim po bëjnë hapa më të avashtë në arsimin e fëmijëve se SHBA-te në vitet 1800-1900. Kjo e tregon më së mirë dhe vlerësimin për vendin tonë. Në raportin e Bankës Botërore thuhet se gjatë viteve të fundit në Shqipëri janë shënuar disa hapa pozitiv, edhe pse impakti duket i vogël. Në raport thuhet se megjithëse shkalla e regjistrimit në universitete në Shqipëri është rritur më shumë se dy herë krahasuar me fillimin e viteve 2000, cilësia e arsimit mbetet e ulët.

Article Logic
Execution time: 0.0042750835418701