INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Banka Botërore: Ja arsyet se përse “frenohet” ekonomia shqiptare…

Banka Botërore: Ja arsyet se përse “frenohet” ekonomia shqiptare…

Publikuar më: 14:16 24-01-2016

Banka Botërore ka analizuar faktorët se përse ekonomia shqiptare nuk po ecën me rritmet e nevojshme. Shkaqet janë klima e vështirë e biznesit, korrupsioni në sektorin publik dhe zbatimi selektiv i ligjit. Banka thekson se pavarësisht përmirësimeve barra rregullatore mbi biznesin mbetet ende problematike kryesisht në drejtim të investimeve.

Sipas raportit taksat për marrjen e një leje ndërtimi, inspektimi dhe regjistrimi i pronës në Shqipëri është shumë më i kushtueshëm se në vendet e tjera të rajonit.

Banka Botërore thekson se sipërmarrësit ankohen për zbatim selektiv të ligjit dhe burokraci të rënduar.

Në këto kushte Banka Botërore këshillon se është i domosdoshëm përmirësimi i klimës së biznesit, i cili do të ndihmojë në uljen e korrupsionit dhe informalitetit.

Article Logic
Execution time: 0.002377986907959