INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Banka Botërore: Kujdes rreziqet!

Banka Botërore: Kujdes rreziqet!

Publikuar më: 14:42 04-10-2018

Banka Botërore ka shprehur të njëjtin qëndrim me FMN sa i takon Partneritetit Publik Privat. Gjatë prezantimit të raportit ekonomik rajonal për vendet e Ballkanit, BB thotë se ka shprehur shqetësimin edhe pranë Ministrisë së Financave. Sipas këtij raporti, Shqipëria mbetet një nga vendet me borxhin më të lartë dhe rritja e kreditimnit ka qënë e ngadaltë. Hilda Shijaku përfaqësuese e BB thotë se:
‘’Shqipëria mbetet një nga vendet me borxhin më të lartë. Deri tani rritja e kreditimit ka qënë e ngadaltë. Rreziqet e jashtme mbeten’’ tha Shijaku.


Qeverisë i është kërkuar të mos marrë më shumë risqe se c’duhet dhe në rastete e e propozimeve të pakërkuara, pasi dhe kostua do të jetë më e lërtë. Sipas këtij arporti papunësia është ulur me 2.4 %, ndërkohë synimi është rritja e punësimit me 4 %. Banka Botërore ka folur në lidhje me marrjen e borxhit eurobondit prej 500 milionë eurosh nga qeveria Shqiptare. Përfaqësuesja e Bankës Botërore Maryam Sali e quan hap të mirë këtë lëvizje të qeverisë.
‘’Eshtë një hap mjaft i mirë në tregun monetar dhe banka po punon me qeverinë për të ecur para me reformat” tha Sali.

Sa i takon deficcitit tregëtar, ai pritet të mbyllet sipas parashikimeve me 6.3 %. Raporti BB sugjeron ndër të tjera veprime dhe politika lokale, kombëtare dhe globale që mund të ndihmojnë në thyerjen e ciklit të varfërisë, duke i hapur rrugën gjeneratës së ardhshme për të realizuar potencialin e tyre dhe për të përmirësuar jetën e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0035378932952881