INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Banka Botërore, lajme të mira për rritjen e ekonomisë shqiptare[VIDEO]

Publikuar më: 12:07 12-12-2017

Banka Botërore jep një lajm të mirë për vendin tonë, bazuar në një analizë të hollësishme. Gjallërimi ekonomik dhe prosperiteti për të arritur mesataren e BE-së do ti ndodhë Shqipërisë shumë më herët se vendeve të tjera. Është përllogaritur se 60 vjet do ti duhet shteteve të tjera të Ballkanit, kurse vendit tonë 35 vjet.

Lajmi i dha Krye ekonomistja e Bankës Botërore për Europën Lindore dhe Azinë Qendrore, duke bërë kalkulime bazuar tek rritmet e tanishme të politikave ekonomike te shteteve. Vostroknutova pohoi se rritja deri tani në Shqipëri ka qenë e orientuar nga konsumi, por në të ardhmen duhet të jenë investimet ato që duhet të nxisin rritjen ekonomike.
Që nga viti 1990, Shqipëria ka shënuar ritmet më të shpejta të rritjes ekonomike në dhe standardet e jetesës janë trefishuar. Po deri tani, Shqipëria ka pasur ecuri më të dobët se shumica e vendeve të rajonit në procesin e të ardhurave për frymë në krahasim me mesataren e BE-së.
Banka Botërore, këshillon që të ribalancohet rritja nga konsumi tek investimet, nga kërkesa kombëtare tek ajo ndërkombëtare dhe nga publiku te privati.

Article Logic
Execution time: 0.0038089752197266