INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Banka Botërore: Shqipëria me sasinë më të lartë të mbetjeve për frymë në rajon

Banka Botërore: Shqipëria me sasinë më të lartë të mbetjeve për frymë në rajon

Publikuar më: 10:06 27-09-2018

Shqipëria ka sasinë më të lartë të mbetjeve për frymë në rajon. Sipas një raporti të fundit të përpiluar nga Banka Botërore mbi problematikën e menaxhimit të mbetjeve, vendi ynë ka sasinë më të lartë të gjenerimit të mbetjeve , ndërsa Kosova më të ultën në Ballkan.
Shqipëria ka 1.1 kg mbetje për frymë
Maqedonia 1.05 kg/frymë
Bosnja 0.98 kg/frymë
Serbia 0.72 kg/frymë
Kosova me 0.47 kg/frymë
Sipas BB deri në vitin 2050, e gjithë bota pritet të gjenerojë 3.40 miliardë tonë mbetje në vit. Ky publikim i BB-së paraqet të dhënat e menaxhimit të mbeturinave kombëtare dhe urbane dhe nxjerr në pah nevojën urgjente për ndrëhyrje. Baza e të dhënave përfshin informacion mbi 217 vende dhe ekonomi si dhe mbi 360 qytete. Menaxhimi i mbeturinave të ngurta është një nga shërbimet më të rëndësishme urbane, por është komplekse dhe e shtrenjtë, duke përbërë rreth 20% të buxheteve bashkiake e komunale në vendet me të ardhura të ulëta dhe 10% të buxheteve komunale në vendet me të ardhura të larta. Publikimi më i fundit i Bankës Botërore, përfshin trendet globale, rajonale dhe urbane për menaxhimin e mbetjeve të ngurta nga trendet teknike dhe operacionale ndaj impakteve mjedisore dhe sociale. Por në një tjetër studim, portali i të dhënave ‘Our world in Data’ ka publikuar së fundmi të dhënat mbi mbetjet plastike të pa menaxhuara në të gjithë botën, të projektuara deri në vitin 2025. Sipas të dhënave sasia e mbetjeve të pa menaxhuara në Shqipëri është 29,705 tonë. Krahasuar me vendet e rajonit që janë marrë në shqyrtim sasia është shumë më e lartë. Në Bosnje dhe Hercegovinë sasia e mbetjeve të pa menaxhuara është rreth 12,955 tonë, ndërsa në Malin e Zi, mbetjet plastike të pa menaxhuara përllogariten 4,416 tonë.

Article Logic
Execution time: 0.0037879943847656